Telegrafi

Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

MPB-ja njofton se në datë 01.11.2023 në ora 06:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë privuar nga liria E.I.(19) nga Strumica.

“Gjatë bastisjes në banesën e tij, e cila është kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana”.

Nga MPB-ja njoftojnë për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës. /Telegrafi/