Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë kryer bastisjen në lokalet e kompanisë “Inovka Group” dhe në shtëpinë e pronarit të kompanisë, gjegjësisht në shtëpinë e ish-sekretar gjenaral të qeverisë, Dragi Rashkovski.
Bastisjet janë kryer pasi Prokuroria Themelore Publike njoftoi më 18 mars se kishte hapur lëndën në lidhje me blerjen e softuerit për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave”, i cili nuk është shfrytëzuar asnjëherë nga MPB-ja.
“Pas shkrimeve disa ditore në media në lidhje me furnizimin e softuerit nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, prokuroria hapi procedurë para hetimore, gjatë së cilës prokurori në fjalë lëshoi disa urdhra për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm. Urdhrat do të ndiqen nga hetuesit nga qendra hetimore në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, informoi Prokuroria.
Softueri për shkeljet në trafik, që nuk është shfrytëzuar asnjëherë, ka kushtuar 81 mijë euro.
Theksojmë që në kulmin e kësaj afere, Rashkovski së bashku me familjen e tij, shkoi për pushime në Meksikë./Telegrafi/