Site icon Telegrafi

Bastisje në Shkup, ndalohet një person

Punonjësit policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup sot rreth orës 13:45 në rrugën “Ferid Murati” e kanë privuar nga liria R.J. (29) nga fshati Haraçinë, Shkup.

“Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 7 dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar. armë apo lëndë shpërthyese”, sipas nenit 396 paragrafi 1 i Kodit Penal”, njofton MPB.

Personi do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtjen e dënimit.

Exit mobile version