Site icon Telegrafi

Bastisje në Shkup, arrestohet shpërndarësi i lëndëve narkotike

Foto: Ilustrim

Nëpunës policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup, ditën e djeshme në ora 21:20 në zonën e Aerodromit – Shkupe kanë privuar nga liria personin M.P. (22) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u konfiskua marihuana dhe një peshore dixhitale.

“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njofton MPB-ja.

 

Exit mobile version