Telegrafi

Bastisje në Shkup, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë diku rreth orës 20:30 , policia ka privuar nga liria 40 vjeçarin T.B. nga Shkupi.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen Aerodrom, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një peshore digjitale dhe marijuhanë.

T.B. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.