Telegrafi

Bastisje në Radovish, ndalohet i dyshuari

Dje në ora 20:15 në Radovish, zyrtarë policorë nga SPB Radovish kanë privuar lirinë M.K.(47) nga Radovish. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

Personi, siç bëjnë të ditur MPB-ja, është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.