Me datë 05.01.2024 në ora 17:05 në Ohër, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Ohër kanë ndaluar Gj.J. (53) nga Ohri.
Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjetën dhe sekuestruan marijuanë dhe sende me mbetje marihuane.
Me të është zhvilluar një intervistë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. /Telegrafi/