Telegrafi

Bastisje në Manastir, arrestohet një 54-vjeçare për posedim të lëndëve narkotike

MPB Maqedoni njofton se sot (06.06.2023), policia kriminale në SPB Manastir ka arrestuar Z.M.(53) nga Manastiri.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të përdorur nga Z.M.(53) nga Manastiri, janë gjetur 96 pako me marijuanë, një pako amfetaminë, një peshore digjitale dhe sende të tjera”.

“Pas dokumentimit të ngjarjes ndaj Z.M. do të vijojë kallëzim i duhur sipas nenit 215 të KP”, thonë nga MPB.