MPB Maqedoni njofton se dje (02.10.2024) në ora 15:30 dhe 16:15 në Kërçovë, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria J.H.K (58) nga Zvicra, me vendbanim të përkohshëm në Kërçovë, dhe M.R. Republika e Austrisë, gjithashtu me vendbanim të përkohshëm në Kërçovë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku banon përkohësisht J.H.K, me vendim gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar pako me marihuanë, vazo me bimë kanabis, fara të bimës kanabis, një peshore me mbetje marihuana dhe sende të tjera. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën ku banon përkohësisht M.R, po ashtu me urdhër gjykate, u gjetën marihuanë, fara nga bima e kanabisit, një grimcues me mbetje marihuane, një shishe e mbushur me lëng të panjohur, kapsula dhe sende të tjera me mbetje”.
“Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.