Site icon Telegrafi

Bastisje në Gostivar, ndalohet një person

Foto: Ilustrim

MPB njofton se sot është ndaluar një 43-vjeçar nga Gostivari për shkak të tregtisë me lëndë narkotike.

Policia nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar sot (21 mars) rreth orës 17:00 e kanë ndaluar 43-vjeçarin K.D nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij në Gostivar, është zbuluar kokainë dhe peshore digjitale.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version