Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpin e të dyshuarit mashkull në komunën e Ferizajt.
Gjatë bastisjes policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 30 fishekë, një revole me 23 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/