Pas një njoftimi të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për informacionin e marrë nga DAP, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur një rast për dyshime për krime të kryera në fushën e krimit financiar, d.m.th. “evazioni” nga neni 279 “mashtrimi tatimor” nga neni 279a dhe “pastrimi i parave dhe produkteve të tjera nga vepra penale nga neni 273 i Kodit Penal të një grupi subjektesh.
Për të vërtetuar bazat e dyshimit për kryerjen e këtyre veprave penale, me kërkesë të prokurorit publik në fjalë, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka lëshuar urdhër për bastisjen e banesave dhe objekteve tjera në disa lokacione në disa qytete.
Zyrtarë policorë, zyrtarë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të koordinuar me hetuesit e Laboratorit të Forenzikës Digjitale në Qendrën Hetimore të PTHP-së gjatë kontrolleve kanë siguruar dokumentacion të shumtë dhe shënime elektronike të cilat do t’i nënshtrohen përpunimit dhe analizës me qëllim sigurimin e provave materiale për nevojave për zhvillimin e procedurave të mëtejshme penale.
Kërkimet janë ende në vazhdim.
Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë parahetimore e cila me ligj është e fshehtë, publiku do të njoftohet me kohë për detaje që nuk do të cenojnë procedurën.