MPB Maqedoni njofton se sot (08.01.2024), zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.S.(46) nga Shkupi.
“Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, punonjësit e policisë bastisën shtëpinë e tij në zonën e Çairit, gjatë së cilës u gjetën tre pako me lëndë pluhuri kafe (heroinë) me peshë totale rreth 14 gram, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe e parave”.
“Personi është arrestuar dhe ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të shpejtë”, thonë nga MPB Maqedoni.