Site icon Telegrafi

Bastiset shtëpia publike: Prostitutat dhe klientët nxirren lakuriq në rrugë (Video)

Policia që e ka bastisur një shtëpi publike në Shën Petërsburg të Rusisë, i ka nxjerrë nga aty 11 prostituta dhe klientët e tyre, dhe i ka detyruar të ecin të zhveshur nëpër rrugë.

Pamjet e femrave dhe meshkujve që kanë ecur në këtë formë, nëpër pesë blloqe të qytetit të dytë më të madh në Rusi, janë regjistruar nga kalimtarët e rastit, transmeton Telegrafi.

Pas këtij ‘defilimi’ të turpshëm, ata janë futur në veturat e Policisë, dhe janë dërguar në mbajtje.

Punëtoret e seksit, drejtuesi i lokalit të paautorizuar ku kryheshin aktivitete seksuale në këmbim të parave dhe nëntë klientë, do të dalin së shpejti para drejtësisë.

Në vendin ku prostitucioni është duke u zhvilluar në masë të madhe, pritet të ketë aksione të shumta, në përpjekje për të ndaluar këtë aktivitet./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7a8beE8g7Kw

Exit mobile version