Sot, hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt, me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të policisë, ky aksion ishte vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri mes të dy grupeve.
Me ketë rast, në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 armë të zjarrit (pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre), ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.
Me vendim të Prokurorit të rastit , ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore.