Real Madridi realizoi një nga rikthimet më të mira ndonjëherë në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, duke e lënë jashtë Manchester Cityn.
Mbretërit më herët kishin lënë jashtë klube si Paris Saint-Germain dhe Chelsea, ndërsa në finale do të takohen me Liverpoolin.
Mancehster City kishte shënuar i pari me Ruyad Mahrez dhe dukej se gjithçka ishte mbyllur, pasi Real Madridi i duheshin dy gola për të çuar ndeshjen në vazhdime.
Lojtarët e Carlo Ancelottit shënuan në mënyrë të habitshme dy gola në kohën shtesë për të fituar edhe gjysmë ore lojë shtesë, për të fituar pastaj gjatë kësaj kohe.
https://twitter.com/realmadrid/status/1521966894076600328
Rodrygo shënoi dy herë në portën e Edersonit, ndërsa Karim Benzema fitoi një penallti dhe e ktheu në gol.
Bast i çmendur për fitoren e Real Madridit
Kush mund Të besonte në fitoren e Real Madridit? Ndoshta para fillimit, potencialisht në pjesën e parë, por jo më pas golit të Riyad Mahrez dhe padyshim, patjetër, jo pas 89 minutash lojë.
Epo… në fakt, ishte një njeri që e vendoi këtë bast, pak para se të fillonin golat e Real Madridit.
Sipas Caesars Sportsbook, një person me fat vendosi të vendosë 1000 dollarë (950 euro) për fitoren e Real Madridit brenda kohës së rregullores vetëm 15 sekonda përpara se Rodrygo të barazonte rezultatet nga pasimi i Benzemas.
A bettor wagered $1,000 on Real Madrid to win the match in regulation 15 seconds before their first goal in the 90' minute 🤯
This bet won $45,000 💰 pic.twitter.com/7a7INLUFRo
— Caesars Sportsbook & Casino (@CaesarsSports) May 4, 2022
Ai mori në shtëpi 45,000 dollarë (42 mijë euro) kur Rodrygo shënoi për 2-1, vetëm disa sekonda më vonë. /Telegrafi/