Telegrafi

Basler beson se Alaba do t’i bashkohet Liverpoolit

Ish-ylli i Bayern Munichut, Mario Basler ka thënë se mund ta shohë David Alaban duke u bashkuar me Liverpoolin në afatin e janarit.

E ardhmja e yllit austriak është ende e paqartë pasi Alaba ka vendosur të mos pranojë ofertën e rinovimit të kontratës nga Bayerni.

Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara ta transferojnë lojtarin në janar, por edhe në verë si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Kishte afat deri në fund të tetorit për të nënshkruar, Bayerni tërheq ofertën për Alaban

Por, Basler mendon se Alaba, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij në Bayernit do të ishte një shtesë e përsosur për Liverpoolin.

“Historia me Alaban duhet të përfundojë vërtet me largimin e tij”, ka thënë fillimisht Basler për Sport1-Fantalk.

Lexo po ashtu Liverpooli dhe Man City në garë për Alaban

“Ndoshta ai do të shkojë në Liverpool. Ata kanë probleme të mëdha pas dëmtimit të Van Dijk dhe këputjen e ligamentit të kryqëzuar”.

“Ai supozohet të jetë jashtë për një kohë të gjatë dhe mendoj se ka një nevojë të madhe (për t’u forcuar) në pozicionin e mbrojtësit qendror”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/