Telegrafi

Basketbollistja Shqiponja Bytyqi suspendohet përjetësisht pas tentim sulmit ndaj gjyqtarit

Komisari i Garave ka sjell vendimet e para rreth ndeshjes së ndërprerë në basketbollin e femrave mes Penzës dhe Bashkimit.

Ndeshja e parë finale e “play-off” në Ligën e Femrave në basketboll u ndërpre shkaku që ndihmëstrajnerja e skuadrës pejane, Shqiponja Bytyqi, ka sulmuar fizikisht gjyqtarin Blendi Fejza.

Takimi u ndërprerë kur në semafor kishin mbetur edhe 3 minuta e 31 sekonda para përfundimit dhe pranë rezultatit 51:40 në favor të prizrenaseve.

Me dy gabime teknike, përkatësisht me diskualifikim, ishte dënuar gjatë ndeshjes basketbollistja e Penzës, Saranda Daci, e cila bëri që revoltohet trajnerja dhe të përpiqet që ta sulmojë gjyqtarin.

Bytyqi, ndihmëstrajnere te Penza, është dënuar me ndalesë të përjetshme për kryerjen e detyrave në sportin e basketbollit.

Saranda Daci nuk ka të drejtë loje në ndeshjen e dytë finale që luhet të shtunën (sot), ndërsa është gjobitur edhe financiarisht.

Theksojmë se ndeshja e parë është regjistruar me rezultat zyrtar, 2:0 në të mirë të Bashkimit. /Telegrafi/