Ju kemi folur ditë më parë për basketbollisten prizrenase, Ulpiana Emra.
Kjo e fundit po vazhdon të shfrytëzojë pushimin para fillimit të kampionatit basketbollistik në Kosovë.
Basketbollistja 20-vjeçare e klubit të Prishtinës ka një trup për zili dhe këtë nuk heziton ta ekspozojë, transmeton Telegrafi.
Ulpiana këto ditë të nxehta verore po freskohet në plazhet verore të Sarandës dhe këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuar në llogarinë personale në Facebook.
Vlen të theksohet se basketbollistja prizrenase njëkohësisht është edhe motra e ish-futbollistit të Lirisë, Uliks Emra dhe këngëtarit, Neki Emra. /Telegrafi/