Telegrafi

Basketbollistja e njohur Valentina Vignali zgjedh dilemën e veshjes: Më mirë rri e zhveshur

Valentina Vignali është një nga sportistet më të bukura në Itali dhe padyshim më në modë.

Basketbolliste e suksesshme, ajo është shquar për bukurinë e saj të veçantë, gjë që i ka lejuar asaj të kryejë edhe profesionin e modeles dhe influencueses në rrjetet sociale.

Basketbollistja e cila ka pozuar gjithashtu për “Victoria’s Secret Italia”, mburret me një trup mahnitës dhe një sensualitet vërtet të jashtëzakonshëm.

Ajo është e ndjekur nga mbi 2.3 milionë njerëz vetëm në rrjetin social, ku shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet e saj.

Së fundmi, Valentina ka realizuar disa fotografi të reja mjaft provokuese, të cilat i ka publikuar për fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Në njërën prej tyre, ajo është shfaqur duke pozuar tërësisht ‘topless’ nën filtrat bardhë e zi, ndërsa merr vëmendjen me pozën provokuese.

“Kur nuk di se çfarë të veshësh, atëherë më mirë rri e zhveshur”, shkroi ajo në mbishkrimin e një prej fotografive.

Këto fotografi janë pëlqyer e komentuar në masë të madhe nga 2.3 milionë ndjekësit e saj, shumë prej të cilëve janë impresionuar nga kjo paraqitje e basketbollistes italiane. /Telegrafi/