Njëra nga basketbollistet e Kosovës që luan në SHBA është Dea Pushkolli. Basketbollistja e talentuar e Kosovës i është bashkuar kampanjës së FIBA-s për #FIbaBAsket, duke iu përgjigjur pyetjeve se si po e kalon kohën në pandemisë Covid-19, sa po i mungon basketbolli, ndeshja e parë në SHBA dhe mesazhi i saj.
“Mezi pres të rikthehemi. Ende nuk e di se cila do të jetë ndeshja e parë, por çdo asistim, çdo vjedhje e topit do të jetë e mrekullueshme kur të rikthehemi”.
“Jam munduar të jem sa më shumë aktive. Kisha qasje në një palestër të vogël, por në të shumtën e kohës kam punuar jashtë, duke bërë shumë ushtrime të trupit”, u shpreh Pushkolli për faqen zyrtare të FBK-së.
“E dua shumë këtë lojë. Më mungon gjithçka. Më mungojnë udhëtimet, stërvitjet, ndjesia kur shënon dhe gjithçka”.
“Ende nuk kam luajtur në nivelin profesional, por nuk do ta harroj ndeshjen e parë në SHBA, kur e kam vjedhur një top dhe kam shënuar dyhapësh të majtë. Qëndroni të sigurt dhe do të rikthehemi”, përfundoi Dea Pushkolli.