Telegrafi

Basketbollistja amerikane Griner dënohet me nëntë vite burg në Rusi

Ylli basketbollit amerikan, Brittney Griner, është dënuar nga një gjykatë në Rusi këtë të enjte, me nëntë vite burg.

Basketbollistja Griner është dënuar për kontrabandë droge me qëllim kriminal.

Gjykatësja Anna Sotnikova e ka dënuar yllin e WNBA-së, Brittney Griner, me një dënim me nëntë vjet burg dhe 1 milion rubla (16 mijë euro).

Griner ka thënë në gjykatë se nuk ka pasur për qëllim të rrezikojë popullatën ruse.

“Kurrë nuk kam dashur të lëndoj dikë, kurrë nuk kam dashur të rrezikoj popullatën ruse, kurrë nuk kam dashur të shkel ndonjë ligj këtu”.

“Kam bërë një gabim të sinqertë dhe shpresoj që në vendimin tuaj që të mos përfundojë jeta ime këtu. E di që të gjithë vazhdojnë të flasin për pengun politik dhe politikën, por shpresoj që kjo është larg kësaj sallë gjyqi”, kishte thënë ajo sot gjatë gjykimit.

Ajo ka luajtur tek klubi rusi UMMC Ekaterinburg që nga viti 2013 më ndërprerje. /Telegrafi/