Hajnitë kundër të famshmëve nuk kanë të ndalur, kësaj here cak ishte një basketbollist i NBA-së.
Grabitësit hynë në shtëpinë e lojtarit të Los Angeles Lakersit, Nick Young duke i grabitur rreth 500 mijë dollarë.
Mediat amerikane raportojnë se në shtëpinë lojtarit janë vjedhur 30 mijë dollarë të gatshme, një unazë e punuar ekstra, tri zinxhirë ari dhe një kasafortë me gjëra tjera me vlerë.
Por, kjo nuk është hera e parë që vidhet Nick Young pasi që një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe në vitin 2014. Atëkohë i ishin vjedhur gjëra në vlerë prej 100 mijë dollarë. /Telegrafi/