Site icon Telegrafi

Basketbollisti turk i NBA-së bën mbiemrin Gulen, lëçitet prej familjes!

Basketbollisti turk i NBA-së, Enes Kanter është lëçit prej prindërve.

Kështu ka njoftuar familja e basketbollistit turk, i cili veproi në këtë formë, pasi ky mbështeti grusht shtetin kundër shtetit turk.

Lexo po ashtu Basketbollisti i NBA-së kundër Erdoganit, merr sms me tekst “do të vrasim”

Madje, lojtari i Oklahoma City Thunder ka shkuar edhe më larg duke ndryshuar mbiemrin në Gulen, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që familja të heqë dorë prej djalit të tyre, i cili tash mban mbiemrin e klerikut, Fetullah Gulenit, i cili prej autoritetet turke po akuzohet se ka organizuar puçin.

Kujtojmë se më pesë korrik ushtria turke organizoi një grusht shtet, por që dështoi pas gjashtë orëve. /Telegrafi/

Exit mobile version