Telegrafi

Basketbollisti thyen këmbën gjatë ndeshjes së NBA-s (Video)

Ka nisur kampionati më i ri i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Boston Celtics ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kundër Cleveland Cavalliers me rezultat 102-99.

Por, ndeshjen u përshkrua me një lëndim të rëndë të një basketbollisti të skuadrës së keltëve.

Lexo po ashtu Starton NBA: Rockets befason Warriors, Cleveland shijon fitoren (Video)

Në fakt, kishin kaluar vetëm katër minuta lojë, kur Gordon Hayward thyen këmbën pas një kërcimi në sulm.

Kur u kuptua se Gordon theu këmbën, tifozët e pranishëm në palestër dhe basketbollistët heshtën dhe kishte edhe nga ta që nuk arritën t’i mbanin lotët.

Ndryshe, Houston Rockets kanë arritur të befasojnë kampionin aktual Golden State Warriors duke e mposhtur me rezultat 122-121.

Lexo po ashtu Basketbollisti malazez i NBA-s përfundon në spital pas rrahjes me bashkëlojtarin te Chicago Bulls

Vlen të theksohet se fituesi është përcaktuar pas rishikimit të gjuajtjes së fundit të Kevin Durant, i cili shënoi pikë në sekondën e fundit, por më pas u vërtetuar se basketbollisti amerikan ishte vonuar një të qindtën e sekondës. /Telegrafi/