Jaren Sina, basketbollisti shqiptar që po bën karrierë në Amerikë, ka arritur edhe një sukses të madh përtej oqeanit.
Fundori organizativ ka nisur të stërvit me skuadrën e NBA-së, Denver Nuggets.
Në fakt, lojtari është zgjedhur prej ekipit amerikan si lojtar provues dhe mund të nënshkruajë kontratë të rregull, nëse ua mbush mendjen stafit teknik, transmeton Telegrafi.
Basketbollisti 23-vjeçar është përzgjedhur për në provën e quajtur “Draft workout”, i cili mbahet para se të zgjedhën lojtarët prej Draftit.
Ai me këtë rast ka pohuar se është i kënaqur me mundësinë e dhënë dhe do të përpiqet që të shfaq perofmancë të mirë gjatë kësaj kohe.
Ndryshe, Sina sezonin e kaluar ka pasur një mesatare prej nëntë pikëve, tre kërcimeve dhe katër asistimeve për skuadrën universitare George Washington Colonials. /Telegrafi/