Kampionati evropian i basketbollit ka filluar sot në katër shtete, Izrael, Turqi, Rumani dhe Finlandë.
Kombëtarja turke ka zbardhur listën prej 12 basketbollistëve, ku figuron emri edhe basketbollistit prishtinas Kenan Spahiu.
Lojtari është ftuar nga trajneri Ufuk Sarica, i cili ka qenë edhe basketbollist i shumë klubeve turke dhe Turiqsë.
Spahiu ka bërë karrierë në skuadrat turke, të tilla, si Tofas, Fenerbahçe, Karsiyaka dhe së fundi po djersitë fanellën e nënkapionit, Besiktasit.
Kujtojmë se Turqia bënë pjesë në Grupin D së bashku me Britaninë e Madhe, Rusinë Serbinë, Letoninë dhe Belgjikën. /Telegrafi/