Site icon Telegrafi

Basketbollisti malazez i NBA-s përfundon në spital pas rrahjes me bashkëlojtarin te Chicago Bulls

Nikola Mirotic, i cili luan për ekipin kombëtar spanjoll të basketbollit, përfundoi në spital pas një përleshje fizike me një shok të skuadrës së Chicago Bullsit.

Siç raportojnë mediat amerikane, 26-vjeçari malaze dhe Bobby Portis u fjalosen gjatë stërvitjes së fundit të “demave”, e cila pasoi me rrahje mes tyre.

Portis, sipas “Yahoo”, goditi me grusht Miroticin, i cili ndoshta do të mbetet jashtë parketit për një kohë të gjatë, siç tregohet nga gjetjet e para në spital.

Bobby Portis

Mirotic, i cili ka një mesatare prej 10.8 pikëve dhe ka një 5.3 kërcime në lojë, vitin e kaluar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me vlerë 27 milionë dollarëve.

Portis ka një mesatare prej 22 pikëve dhe pesë kërcimeve në dy sezonet e kaluara në NBA.

Ndryshe, sot ka filluar kampionati i ri në NBA, ku Golden State pësoi humbje prej Houstonit ndërsa Cavaliers triumfoi ndaj Celtics. /Telegrafi/

Exit mobile version