Justin Dolleman që është natyralizuar nga Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, mund të kalojë nga Barcelona në NBA.
Basketbollisti që në të ardhmen do t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës, Justin Dolleman, mund ta vazhdojë karrierën në NBA.
Është skuadra e njohur San Antonio Spurs që ka shprehur interesim për amerikanin, ka shkruar e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo.
Te Spurs, Dolleman do të luante përkrah Pau Gasoll, që ka arritur marrëveshje dyvjeçare me ekipin e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Gregg Popovich.