Basketbollisti italian, Alessandro Gentile, është hospitalizuar në Palma de Mallorca, pasi ka rënë nga ballkoni i vilës që e kishte marrë me qira për pushime.
29-vjeçari ka rënë nga lartësia prej afro katër metrash dhe ka rënë me shpinë në tokë duke thyer disa vertebra.
Më pas, reprezentuesi italian është transferuar me helikopter në spital dhe operacioni do të kryhet në Napoli sapo të transportohet në Itali.
Alessandro Gentile falls from wooden structure 4 meters high while on vacation in Spain, he’ll have surgery in Italy. He is expected to miss time https://t.co/E9aPnIVo4j
— Sportando (@Sportando) July 11, 2022
“Po shkoj në Itali për kurim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Më vjen keq që ju shqetësoj”, u ka thënë basketbollisti fansave në rrjetet sociale.
Gentile e filloi karrierën në Benetton dhe luajti për Olympia nga Milano, Panathinaikos, Hapoel Jerusalem, Virtus, Estudiantes, Trento, Varese dhe Brindisi, anëtar i të cilës është që nga janari 2022. /Telegrafi/