Telegrafi

Basketbollisti i Houston Rockets, Russell Westbrook infektohet me COVID-19

Russell Westbrook (Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Një tjetër rast me COVID-19 mes lojtarëve të NBA, një kampionat që pritet rikthehet në fund të muajit në Disneyworld të Orlandos.

Dhe është një emër me peshë si ylli i Houston Rockets, Russell Westbrook, i cili zbuloi në rrjetet sociale se është testuar pozitiv me coronavirus, në testet që u kryen përpara nisjes së ekipit për në Florida.

“Në këto momente ndihem mirë, jam në karantinë, por mezi pres të ribashkohem me shokët e mi menjëherë pasi të jem shëruar. Ju falënderoj për mbështetjen që më dhatë. Qëndroni të sigurt dhe mbani maskën tuaj!”, ka shkruar ai, transmeton SuperSport.

(Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Westbrook nuk ishte i pranishëm në aeroplanin me të cilin skuadra e Rockets u nis drejt Floridës (mungonte edhe James Harden), por trajneri Mike d’Antoni në mënyrë të paqartë ishte shprehur se “ata po punojnë të veçuar”.

NBA pritet të rifillojë më 30 korrik me sfidat mes dy skuadrave të Los Angeles, Lakers dhe Clippers, dhe me atë mes Utah Jazz dhe Neë Orleans Pelicans.