Baketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani, do të varroset sot (e shtunë) në ora 18:00.
Varrimi i tij do të bëhet në “varrezat e reja” në Dragodan të Prishtinës.
Njoftimi për varrimin e tij është bërë nga familja Sinani.
“Me dhimbje të thellë e morrëm lajmin për humbjen e më të dashurit tonë, Gazmend Sinani”.
“Ju njoftojmë se varrimi doi të bëhet sot më datë 23.06.2018 në ora 18:00 në varrezat e reja në Dragodan. Të pikëlluar familja Sinani”, thuhet në njoftimin e familjes Sinani.
Reprezentuesi i Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani, vdiq mbrëmë pas një aksidenti në Gjakovë.
Bashkë me të në veturë ishin Fisnik Rugova, Granit Rugova dhe Altin Morina. Ata po festonin ditëlindjen e 27-të të Gazmend Sinanit.
/Telegrafi/