Site icon Telegrafi

Basketbollisti më fatlum në NBA: Tri vite karrierë, tre finale – dy tituj të fituar

Patrick McCaw (Foto by Kevin C. Cox/Getty Images/Guliver)

Golden State Warriors dhe Toronto Raptors gjatë orëve të para të ditës së nesërme do të zhvillojnë ndeshjen e parë të serisë finale të “play-off”në NBA.

Një prej basketbollistëve më fatlum të kësaj lige është Patrick McCaw, i cili ka tri vite që po luan në konkurrencën më të fortë në botë.

Ajo që e bën të veçantë lojtarin është se brenda këtyre tri sezoneve ka luajtur gjithmonë në finale të ligës amerikane të basketbollit.

https://twitter.com/Knicks_City/status/1132497032474779648

Ai në dy të parat është shpallur kampion dhe në të dyja rastet titullin e ka fituar me Golden State.

McCaw nuk arriti të negociojë me ta për një kontratë të re dhe përfundoi në Cleveland Cavaliers, por që dy javë më pas u largua në drejtim të Torontos.

Ndryshe, 23-vjeçari në sezonin e parë te skuadra kanadeze ka dhënë një kontribut të vogël, ku ka një mesatare prej 3.7 pikëve, 1.7 kërcimesh dhe 1.2 asistimesh. /Telegrafi/

Exit mobile version