Telegrafi

Basketbollisti e pëson keq, i del syri nga vendi pas përplasjes me kundërshtarin (Foto/Video+18)

Një moment i frikshëm ka ndodhur në një ndeshje të klubit New Zealand Breakers në Australi, ku basketbollisti Akil Mitchell është dëmtuar keq, pasi i ka dalë syri nga vendi gjatë ndeshjes.

Basketbollisti Akil Mitchell ishte duke bërë një ndërhyrë ndaj njërit prej lojtarëve kundërshtarë, por është goditur papritmas, duke u rrëzuar më pas në tokë.

Momenti kur Mitchell mori goditjen nga kundërshtari!

Këtë moment të përplasjes e kanë kapur kamerat, ku vërehet se syri i Mitchellit del nga vendi, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj ndërhyrje, ndeshja u ndërpre për 15 minuta, ndërsa basketbollistit iu dha ndihma e parë dhe u më pas transportua në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Mitchell duke qëndruar i shtrirë në tokë pas dhimbjeve të mëdha nga syri

Megjithatë, edhe pse ishte një incident i frikshëm, basketbollisti nuk e pësoi edhe aq keq, pasi raportet që erdhën më pas nga mjekët, bënë me dije se gjendja e tij nuk ishte aq serioze sa mendohej. /Telegrafi/