Telegrafi

Basketbollisti i Clippersave realizoi trepikësh prej mesit të fushës në sekondat e fundit (Video)

Los Angeles Clippers ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Los Angeles Lakersave.

Kjo ka bërë që Clippersat të jenë enden në zonën e ‘Pla-Off’ ndërsa Lakersat të përfundojnë kampionatin sa për statistika.

Një ndër momentet më interesante të fitores të ‘Gërshërave’ me rezultat 133-109 ishte trepikëshi prej gjysmës së fushës, transmeton Telegrafi.

Jamal Crawford katër sekonda para përfundimit të çerekut të tretë gjuajti topin prej mesit të fushës dhe realizoi pikë, e cila gjë bëri që të ngritën të gjithë në palestër.

Lexo po ashtu Grushte, shkelma dhe rrahje brutale mes dy yjeve në NBA (Video)

Ndryshe, tashmë dihet se Lakersat nuk kanë gjasa për ‘Play-Off’ për dallim prej Clippersave, të cilët pozicionohen në vendin e pestë të Konferencës Perëndimore. /Telegrafi/