Jusuf Nurkiq u kthye për të parë shokët e tij të shëndetshëm nga tremujori i tretë dhe ai përsëri ndihmoi.
Portland Trail Blazers ka arritur të triumfojë kundër Denver Nuggets me rezultat 119:108 dhe në këtë formë ka barazuar serinë, ku secila skuadër ka nga tri fitore.
Megjithatë, ajo që ka bërë bujë të madhe ishte fanella e një prej lojtarëve të Portlandit, gjegjësisht të boshnjakut, Jusuf Nurkic.
Ky i fundit në fanellën që kishte veshur ka shkruar emrat e të gjithë heronjve boshnjak që luftuan kundër kriminelëve serbë.
https://twitter.com/United_Bosnia/status/1126734216580886528
“Kam dashur ta shohin fytyrën time, ta dinë se isha me ata. Publiku ishte i mrekullueshëm, do të dëshiroja që të kisha mundësi të luaja. Më thërrasin Zvier për një arsye”, tha Nurkiq pas ndeshjes së mbrëmshme.
Por, jo të gjithë ishin të kënaqur me veprimin e basketbollistit pasi që serbët kanë reaguar ashpër me lëvizjen e shtatgjatit. Ata kanë gjykuar veprimin e Nurkiqit duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes mes serbëve dhe boshnjakëve.
Ndryshe, Portland dhe Denveri do të zhvillojnë të shtunën ndeshjen e fundit mes tyre në këtë fazë të kampionatit të “playoff” në NBA. /Telegrafi/
All of this after Nurkić decided to wear this shirt praising Bosnian “war heroes” on the bench during an NBA game…way to take the high road, Nikola! 👏🏻👏🏻👏🏻 https://t.co/LTX65k5xMQ
— Milos Blagojevic (@MilTicket310) May 10, 2019
Jokic closed his Game 6 press conference with a special message for Nurkic 🙏 pic.twitter.com/GVajPDA1Mm
— Bleacher Report NBA (@BR_NBA) May 10, 2019
Shirt with war criminals on it committed against Serbs while at the same time Jokic talked in his post conference about Nurkic and how happy is he to see guy walking by himself. https://t.co/pAaBxx3N4R
— Nuggets Serbia 🇷🇸 (@NuggetsSerbia) May 10, 2019