Tash e 16 vite basketbollistë të huaj kanë pushtuar basketbollin në Kosovë.
Basketbollistë të njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, kanë zbarkuar në Kosovë, për të lënë mbresa apo për t’u dëshmuar.
Lojtarët e huaj të cilët kanë luajtur në Kosovë, kanë përfituar paga të mëdha, por ka edhe prej atyre që kanë ardhur të dëshmohen në basketbollin e Kosovës.
Basketbollisti amerikan i Rahovecit, Tyler Diehl, tregon për Sportin në KTV, arsyen pse ka vendosur të luaj pa para për ekipin e Rahovecit.
Deihl për herë të parë ka ardhur në Evropë, duke treguar eksperiencën e tij.
Basketbollisti amerikan përkundër se luan pa para është i befasuar me mikpritjen.
25-vjeçari është një ndër lojtarët më të mirë te Rahoveci, që kur u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit, duke bërë paraqitje të mira me skuadrën kosovare.