Basketbollisti amerikan Eric Palm që erdhi së fundi tek klubi prizrenas Bashkimi është larguar zyrtarisht nga ekipi portokallinjë.
Kështu së paku kanë konfirmuar të dyja palët përmes llogarisë së tyre në Facebook.
Palm i është bashkuar menjëherë klubit të ri në Danimarkë, Bakken Bears.
Palm do të paraqitet për ekipin danez menjëherë pas rregullimit të problemeve të kontratës me Arpagjik’t. /Telegrafi/