Site icon Telegrafi

Basketbollistët vendor bojkotojnë stërvitjet e Trepçës

Klubi basketbollistik i Trepçës ka hasur së fundmi në telashe të mëdha me basketbollistët vendor.

Në fakt, këta të fundit po bojkotojnë stërvitjet e ekipit pasi që janë në pozitë të vështirë ekonomike.

Kështu ka pohuar përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook basketbollisti mitrovicas Besnik Azemi, transmeton Telegrafi.

Ai ka zbuluar se ka kohë që lojtarët nuk kanë marrë pagat e merituara te klubi i ‘Torcidave’

Ndryshe, gjatëp fundjavës mitrovicasit do të takohen në palestrën “Minatori” me Sigal Prishtinën. /Telegrafi/

Exit mobile version