Telegrafi

Basketbollistët e Kosovës U-20 të motivuar për garat ndërkombëtare

(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistët e Kosovës U-20 në konkurrencën e meshkujve po vazhdojnë me përgatitje për garat ndërkombëtare.

Të udhëhequr nga Dritëro Sefaja, lojtarët janë të motivuar për suksese dhe po japin më të mirën në stërvitje.

U-20 (meshkujt)  gjithashtu ka zhvilluar miqësore me Shqipërinë, kurse sot dhe nesër do të luajë me U-18 të Malit të Zi, miqësore që do tu ndihmojnë të jenë sa më të gatshëm për garat evropiane.

Kosova U-20 do të përballet me Suedinë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Ukrainën në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik.