Site icon Telegrafi

Basketbollistët e Kosovës U-16, Albert Sylejmani: Do të japim maksimumin në kampionatin evropian

Basketbollistët e Kosovës U-16 (M) shpresojnë se do të kenë paraqitje sa më të mira për Kampionatin Evropian, Divizioni B, nga 8 deri më 17 gusht 2019, që mbahet në Podgoricë të Mali të Zi.

Përzgjedhësi i Kosovës U-16 (M), AlbertSylejmani, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.

“Kemi bërë shumë tubime që nga janari kur kemi filluar. Forma fizike lë për të dëshiruar, sepse kampionati ka përfunduar më herët, megjithatë, kemi rritur intensitetin. Do të kemi tubime më të shpeshta për tu përgatitur sa më mirë për Evropian”.

“Po presim edhe lojtarë që na bashkëngjiten nga ligat evropiane. Po presim të vjen AjdanKololli, derisa Drilon Ramadani dhe ErjonPaçarada kanë marrë ftesa nga Gjermania”, është shprehur Sylejmani.

Kosova ndodhet në Grupin A së bashku me Suedinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë.

“Kemi luajtur me Hungarinë vitin e kaluar, por kemi pësuar humbje e thellë, derisa Polonia ka synime të hyjë në Divizionin A. Kemi kualitete të njëjta me Norvegjinë, derisa pak më e mirë se na është Suedia. Ne kemi shpresa të qëndrojmë në këtë divizion. Gjithsesi do të japim më të mirën në këtë turne, që është shumë i rëndësishëm për ne, por edhe për shtetin e Kosovës. Shpresoj në paraqitje të mira në këtë turne”, shtoi tutje Sylejmani. /Telegrafi/

Exit mobile version