Site icon Telegrafi

Basketbollistët e Kosovës ndërpresin pushimet, e gjitha kjo të jenë gati për ‘Eurobasket 2017’

Basketbollistët e përfaqësueseve rivale të Kosovës në eliminatoret e “Eurobasket 2017” janë ende me pushime.

Sllovenia, Bullgaria e Ukraina, kundërshtarët e Kosovës në grupin eliminator, pritet të nisin përgatitjet nga gjysma e muajit gusht, shkruan Koha Ditore.

Por, te Kosova është ndryshe. Është hera e parë që del në skenën ndërkombëtare, por edhe vetë basketbollistët nuk janë në nivelin e kundërshtarëve të tyre, të paktën jo në aspektin fizik.

Përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi, thotë se ka dalë si ide e qëlluar që përgatitjet kanë nisur herët, megjithëse janë sakrifikuar pushimet verore të lojtarëve.

Ka më shumë se dy javë që përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ciklin eliminator që nis më 31 gusht e përfundon me 17 shtator.

Pas fazës së parë, atë të përgatitjeve fizike, së shpejti nis faza tjetër, ajo e ndeshjeve të shumta kontrolluese. Kundërshtarja e parë i Kosovës në këtë seri të ndeshjeve kontrolluese do të jetë Maqedonia, me të cilën do t’i zhvillojë dy ndeshje (30, 31 korrik). Në total, Kosova do të zhvillojë 11 ndeshje kontrolluese, përfshirë këtu edhe disa në turneun në Milanos, ku do të marrin pjesë disa.

Exit mobile version