Site icon Telegrafi

Basketboll, vendasit kaluan pengesat e para

Gjatë gjithë takimit nikoqirët dominuan dhe për asnjë çast nuk e vunë në dilemë fitoren.

Dramë u zhvillua në pallatin “Minatori” në Mitrovicë në duelin Trepça – Peja . Mysafirët ishin në prag të befasisë, porse në fund u mungoi përqendrimi në finalizimin e aksioneve.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 71-71. Pas lojës shtesë, mitrovicasit konsoliduan radhët dhe ia dolën të shënojnë fitoren e parë në rrugëtimin e tyre për titull, me rezultat 82 – 77 .

Ndeshjet e dyta zhvillohen në këtë mesjavë. Në rast se Sigal Prishtina dhe Trepça shënojnë fitore edhe si mysafirë plasohen në finale të kësaj gare.

Finalja zhvillohen në pesë përballje. Ajo skuadër që shënon tri fitore shpallet kampion. Kampion aktual është Sigal Prishtina, ndërsa fitues i Kupës është Trepça.

Në konkurrencën e femrave në kuadër të finales së ‘play-offit’, Penza mposhti Sigal Prishtinën në kryeqytet, 82-67, për ta barazuar rezultatin e ndeshjeve të fituara. /Telegrafi/

Exit mobile version