Telegrafi

Basketboll, Vëllaznimi fiton Kupën në Ligën e Parë

(Foto: basketbolli.com)

Vëllaznimi është fitues i Kupës në Ligën e Parë, pasi në finale ka mundur AS Prishtinën me rezultat 66-72 (16:21, 18:17, 17:20, 15:14).

Ndeshja ka qenë shumë interesante, ku skuadra kuqezi e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 16:21.

Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 18:17 për AS Prishtinën, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Edhe pjesa e dytë ishte kryesisht e barabartë, ku perioda e fundit përfundoi 17:20 dhe ajo e fundit 15:14, derisa Vëllaznimi triumfoi në fund me rezultat 66-72.

Dion Haxhosaj me 13 pikë e 18 kërcime dhe Ermir Gashi me 13 pikë e 10 kërcime ishin më të dalluarit te AS Prishtina, kurse te skuadra kuqezi u dalluan Arion Balluku me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Bardh Rexha me 15 pikë e 10 kërcime.