Pas tri ndeshjeve Minatorët ishin më të sukseshëm duke shënuar dy fitore dhe kështu u plasuan në finale. Trepça në përballjen e tretë mundi Pejën 73:63.
Punë shumë të lehtë pati Sigal Prishtina e cila në gjysmëfinale mundi dy herë Bashkimin.
Finalja e PLAY OFF-it zhvillohet javën e ardhshme. Skuadra e cila i shënon tri fitore në ciklin final prej pesë takimeve shpallet kampion. Kampion aktual është Sigal Prishtina ndërsa fitues i kupës Trepça.
Në finale përparësinë e një ndeshje me shumë të zhvilluar në terrenin e vetë e ka Sigal Prishtina e cila në pjesën e rregullt të kampionatit zuri vendin e parë. /Telegrafi/