Site icon Telegrafi

Basketboll, tjetër derbi i fituar nga Peja

Periudhën e parë të takimit Peja e mbylli me rezultat 22-17 duke krijuar një epërsi solide për çerekun e dytë. Edhe vazhdimi i lojës u diktua nga pejanët të cilët me aksione të shpejta, mbrojtje të fortë dhe shënime ia dolën që edhe 10 minutëshin e dytë ta përmbyllin me 5 pikë dallim (23-16) për ta përmbyllur pjesën e parë me rezultatin 43-32 .

Çereku i tretë ishte shumë i frytshëm për nikoqirët, të cilët me treshet e Ahmetbashiqit, amerikanit Edvards dhe shënimit në brendi të trapezit të Mazrekut shkatërruan në tërësi Bashkimin. Kjo kaptinë u përmbyll me rezultatin (27-16 ). Pas epërsisë së krijuar pejanët u vetëkënaqën duke iu mundësuar mysafirëve të kthehen në lojë duke e zbutuar humbjen e tyre. Mysafirët nëpërmjet Birajt, Junikut, amerikanëve Bronsin dhe Litel, ngushtuan epërsinë e vendasve për ta vendosur epilogun përfundimtar të këtij derbi Peja – Bashkimi (86-77).

Dy të parët në tabelë Trepça dhe Sigal Prishtina, siç pritej, lehtë kaluan pengesat e radhës ndërsa Kosova mundi Futurën për t’i shtuar gjasat për mbijetesë. Trepca vazhdon kryesimin me 44 pikë, e ndjekur nga Sigal Prishtina me një pikë më pak, ndërsa Peja është e treta me 37 pikë.

Rezultatet
Peja : Bashkimi 86 – 77
Sigal Prishtina : Drita 122 – 59
Kosova : Futura 64 – 54
Kolegji Universi : Trepça 68 – 94

/Telegrafi/

Exit mobile version