Qëllimi i këtij kampi është avancimi i gjyqtarëve të FBK-së në të gjitha kategoritë.
Në kamp do të të punohet në njohjen e rregullave të basketbollit, mekanikën e gjykimit me dy dhe tre gjyqtarë, si dhe gjyqtarët do të njoftohen me ndryshimet e rregullave nga edicioni 2014/15.
Në kuadër të kampit, që zhvillohet në Qendrën e Studentëve, është paraparë të zhvillohen edhe tetë ndeshje miqësore, që do tu shërbejnë gjyqtarëve të rinj.
Pjesmarrës të këtij Kampi janë 18 gjyqtarë të rinj, kurse kampi udhëhiqet nga Kordinatori Teknik Faton Kurshumlija dhe asistentët Daut Mehmeti dhe Xhelal Mumin, gjyqtarë të FBK-së. /Telegrafi/