Prishtina fitoren e siguroi në pjesën e parë kur krijoi një avantazh prej 53:35, që ishte i mjaftueshëm sa për të qenë Plisat të relaksuar në fraksionin e dytë.
Megjithatë pejanët u rikthyen në lojë duke ngushtuar rezultatin në 66:62, por përkundër impenjimit dhe tentimeve, në fund Prishtina e fitoi takimin me 16 pikë epërsi, 94:78.
Dueli i dytë i serisë së ndeshjeve finale do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë gjatë kësaj fundjave. /Telegrafi/