Telegrafi

Basketboll: Shqipëria në Prizren në fund të korrikut

Lajmin e ka bërë të ditur kapiteni i kombëtares shqiptare në Basketboll, i rikthyeri te kuqezinjtë, Ermal Kuqo.

“Ndeshja shpresoj të zhvillohet me 28 korrik, ndoshta mund të ndryshojë me ndonjë ditë, por do të jetë rreth kësaj date”, ka thënë Kuqo për emisionin Sporti në Kohavision.

Kuqo po ashtu ka komentuar edhe lëvizjen e tij nga Fenerbahce në Galatasaray, ku ka përmendur si një prej arsyeve kyçe edhe trajnerin me prejardhje shqiptare të këtij ekipi, Oktay Mahmut.

“Ai ka qenë një prej arsyeve të mia dhe madje kam pranuar edhe ulje të fitimeve për të punuar me të”, ka thënë Kuqo.

Në Galatasay, por në futbollit, luan edhe një shqiptar tjetër – Lorik Cana – i cili javën e kaluar u transferua nga Sunderlandi. /Telegrafi/