Telegrafi

Basketboll: RTV 21 befason Trepçën

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, 21-shi arriti ta shënojë fitoren më të rëndësishme deri më tani, duke i mposhtur mitrovicasit me plotë meritë.

Heroi i vendasve ishte Alexander Joshua që e shkatërroi Trepçën me 32 pikët e tij, disa prej tyre në momentet kyçe të ndeshjes, ndërsa kontribut të madh dha edhe Ryan White me 21 pikët e tij. Te Trepça u dalluan Dennis Mims me 22 pikë dhe Besnik Azemi 18 pikë.

Në këtë ndeshje, për Trepçën debutoi trajneri i ri Izet Tahiri, i cili përjetoi humbjen e parë, duke u pozicionuar tani në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë./Telegrafi/